“Rrezikohet besimi te drejtësia”- Leka: Absurde që gjyqtarët dhe prokurorët të rrisin vetë pagat e tyre! E interpretuan gabim vendimin e Kushtetueses

“Rrezikohet besimi te drejtësia”- Leka: Absurde që gjyqtarët dhe prokurorët të rrisin vetë pagat e tyre! E interpretuan gabim vendimin e Kushtetueses

Ndërsa gjyqtarë e prokurorë u rreshtuan dje përballë shumicës socialiste, me akte dhe vepra, në një përballje të qartë politike, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish t’u përgjigjet atyre me estetikë verbale. Me një fjalor të zgjedhur, kryeministri ironizoi shpejtësinë me të cilën togave të zeza iu desh të shqyrtonin paditë mes gjykatave. Në fund, kryeministri konfirmoi se do të jetë Kuvendi ai që do të vendosë për pagat e tyre të reja. Analisti i njohur Martin Leka, i ftuar në “Ora e Njëmbëdhjetë”, në ABC News e cilësoi absurde faktin që gjyqtarët dhe prokurorët kanë vendosur të rrisin vetë pagat e tyre, duke mos pritur votimin në Kuvendin e Shqipërisë. “Optimizmi për reformën në drejtësi ka rënë. Janë dy pushtete që përplasen me njërin...