Rrënqethëse/ Nëna dh*non foshnjën pesë muajshe: Ec re dreq, fli…
Një rast i dyshuar i dhunës ndaj një foshnjeje 5-muajshe është denoncuar në zonën e Kombinatit në Tiranë. Rasti është bërë publik nga emisioni investigativ “Stop”, pas një denoncimi të ardhur nga një qytetar, i cili pretendon se ngjarja përsëritet çdo natë. Sipas denoncimit, një e re, që dyshohet të jetë nëna e foshnjës, shfaqet duke i bërtitur dhe duke ushtruar sjellje agresive ndaj fëmijës, i cili nuk arrin të flejë. Në videon e publikuar nga “Stop” në rrjetet sociale dëgjohet e reja duke i drejtuar fjalë fyese dhe duke e qortuar foshnjën. Pamjet tregojnë gjithashtu momentin kur ajo, ndërsa përdor telefonin celular, e lëviz me këmbë karrocën ku ndodhet fëmija. Qytetari që ka bërë denoncimin kërkon ndërhyrjen e autoriteteve, duke pretenduar se episodi i...
Burimi:
ntv.al