Rregullorja e re përçan gjyqtarët/ Kreu i GJKKO mbledh kolegët, por ende nuk arrihet një konsensus

Rregullorja e re përçan gjyqtarët/ Kreu i GJKKO mbledh kolegët, por ende nuk arrihet një konsensus

Rregullorja e re e GJKKO-së e cila mbart një sërë rregullash kufizuese ka përçarë gjyqtarët. Trupa gjyqësore e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është ndarë në dy grupe, të cila kanë mbajtur qëndrime të ndryshme për rregulloren e re. Gjatë mbledhjes e cila u zhvillua ditën e sotme me kërkesë të kryetarit të GJKKO-së, Erion Bani, gjyqtarët shprehën mendime të ndryshme rreth rregullores së re e cila ka hyrë në fuqi që me datën 1 shtator. Kjo ka shkaktuar një gjendje kaotike, pasi ditën e sotme avokatët kanë bojkotuar seancat për masat e sigurisë. Gjatë mbledhjes, një pjesë e gjyqtarëve të posaçëm kërkuan dialog me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, ndërsa një pjesë tjetër mbajtën qëndrimin se duhen...