Rregulla të reja për makinat e vjetra, çregjistrim me certifikatë shkatërrimi dhe dorëzim pa kosto për qytetarët

Rregulla të reja për makinat e vjetra, çregjistrim me certifikatë shkatërrimi dhe dorëzim pa kosto për qytetarët

Qeveria shqiptare ka hartuar një projektvendim të ri normativ që synon reformimin e plotë të sistemit të menaxhimit të automjeteve të vjetra dhe pjesëve të tyre përbërëse. Akti i ri, i cili propozohet nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, vjen si një detyrim për përafrimin e legjislacionit kombëtar me Direktivën 2000/53/KE të Bashkimit Evropian, duke shfuqizuar kuadrin e vjetër ligjor të vitit 2012. Sipas relacionit shpjegues, qëllimi thelbësor është “mbrojtja e mjedisit dhe e shëndetit të njeriut, nëpërmjet parandalimit të mbetjeve të automjeteve”, duke i hapur rrugë ekonomisë qarkulluese përmes ripërdorimit dhe riciklimit. Një nga ndryshimet me ndikimin më të drejtpërdrejtë te qytetarët është krijimi i lehtësirave për heqjen dorë nga mjetet jofunksionale. Projektvendimi garanton “dorëzimin e automjetit në fund të...