Rregulla të reja për Kriptovalutat në Shqipëri, projektligji synon transparencë dhe mbrojtje për investitorët!
Shqipëria synon të vendosë rregulla më të qarta për tregun e kriptoaseteve, me qëllim rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e qytetarëve që investojnë në asete digjitale. Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo, prezantoi në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin “Për tregjet e kriptoaseteve”, i cili synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me rregulloren evropiane MiCA. “Nga këndvështrimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, rëndësia e kësaj nisme lidhet drejtpërdrejt me aftësinë e ekonomisë shqiptare për të përfituar nga zhvillimet teknologjike. Këto zhvillime mund të krijojnë hapësira për sipërmarrje të reja, investime dhe punësim të kualifikuar. Për t’i kthyer këto mundësi në përfitime reale, na duhen rregulla të besueshme dhe institucione të afta për t’i zbatuar ato. Në thelb, bëhet fjalë për një...
Burimi:
javanews.al