Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

Bizneset që shesin online pritet të kenë më shumë transparencë në marrëdhënien me platformat digjitale. Një projektligj i ri vendos rregulla për ndryshimin e kushteve, pezullimin e llogarive, renditjen e produkteve dhe trajtimin e ankesave. “Ndryshimi i parë konkret lidhet me kushtet që platforma i vendos biznesit. Çdo ndryshim duhet të njoftohet paraprakisht dhe afati nuk mund të jetë më i shkurtër se 15 ditë, ndërsa kur kërkohen përshtatje të rëndësishme, afati duhet të jetë më i gjatë. Nëse platforma kufizon ose pezullon shërbimin, duhet të japë arsyet e vendimit, ndërsa për ndërprerjen e plotë parashikohet, si rregull, njoftim të paktën 30 ditë përpara. Biznesi do të ketë gjithashtu mundësi të sqarojë rastin përmes sistemit të ankesave dhe, nëse vendimi anulohet, të rikthehet në gjendjen...