Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Hetimet për dy grabitjet e ndodhura në filialet e OTP Bank dhe Raiffeisen Bank në Tiranë kanë zbardhur të tjera detaje mbi lëvizjet e autorit të dyshuar, Robert Duka, pas ngjarjeve kriminale. Përmes përgjimeve telefonike, analizimit të kamerave të sigurisë dhe gjurmimit të automjetit të marrë me qira, Policia Kriminale e Tiranës arriti të identifikojë dhe arrestojë mbrëmjen e djeshme personin që dyshohet se qëndron pas dy episodeve. Nga hetimet rezulton se pjesa më e madhe e shumës së grabitur, që llogaritet në afro 120 mijë euro, mund të jetë shpenzuar në kazino të ndryshme të kryeqytetit. Këtë version ka dhënë vetë Duka gjatë komunikimeve me punonjësit e policisë dhe prokurorin e çështjes, megjithëse deklarimet nuk janë formalizuar në një procesverbal. Ndërkohë, një pjesë e...