Rrahmani prezantohet te Venezia: Më mirë luaj si “9”, dua të tregoj sa vlej në Serie A

Rrahmani prezantohet te Venezia: Më mirë luaj si “9”, dua të tregoj sa vlej në Serie A

4 Shtator 2026 15:26 Alfred Lleshi Albion Rrahmani u prezantua si lojtari i ri i Venezias. Sulmuesi kosovar foli për përshtypjet e para dhe objektivat e tij me skuadrën: “Kam ndjesi shumë të bukura. Jemi një skuadër e re, me shumë lojtarë të rinj dhe të rinj në moshë, që përpiqen të japin më të mirën në stërvitje dhe në ndeshje. Të vazhdojmë kështu dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme”. Për pozicionin e preferuar: “Si numër 9 ndihem më mirë, por jam në dispozicion të skuadrës, duke luajtur aty ku dëshiron trajneri. Nëse luaj si numër 9, jam më pranë portës, por nëse luaj më prapa, do ta ndihmoj skuadrën në maksimum në çdo moment”. Për transferimin në...