Roy Keane, këshillë plot “helm” për lojtarët e Manchester City: Unë do t’i hidhja ato medalje në kosh
30 Shtator 2026 14:10 Alfred Lleshi Futbolli anglez po përballet me çështjen e Manchester City, i cili duhet të apelojë pasi Premier League e ka shpallur fajtor për të 114 akuzat që lidhen me kontrata fiktive dhe manipulime financiare. Tashmë pritet vendimi përfundimtar dhe, nëse fajësia konfirmohet, mbërrijnë edhe sanksionet e mundshme. Mes tyre është edhe rreziku i heqjes së titujve për periudhën 2009/10–2017/18. Duke folur për “ITV Sport”, ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane, dha një koment të ashpër për lojtarët e City që fituan trofe gjatë asaj periudhe: “Ata e dinin se kjo do t’u shkaktonte dëm shumë njerëzve, por gjithsesi e bënë. Nëse do të isha lojtar, do t’i hidhja ato medalje në kosh pa hezitim. Sigurisht që do ta bëja. Është mashtrim…...
Burimi:
telesport.al