Rossellini, De Sica, Visconti, emrat që revolucionarizuan kinemanë
Për shumë dashamirës të filmit, historianë dhe kritikë, kinemaja italiane është vetë një nga themelet e kinemasë moderne. Ajo nuk ndryshoi vetëm mënyrën se si bëheshin filmat në Itali, por ndikoi në mënyrën se si e gjithë bota e kuptoi artin e shtatë. Martin Scorsese, një prej regjisorëve më të mëdhenj të kinemasë amerikane dhe një njohës i jashtëzakonshëm i historisë së filmit italian, ka thënë se kineastë si Roberto Rossellini “ndryshuan atë që bota mendon për kinemanë”. Rrënjët e këtij revolucioni gjenden në një Itali të shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore. Qytetet ishin rrënuar, varfëria ishte e dukshme kudo dhe shoqëria përballej me pasojat e një periudhe të gjatë fashiste. Pikërisht nga kjo realitet i ashpër lindi një gjuhë e re kinematografike. Regjisorë...
Burimi:
kultplus.com