ROSKOVEC/ PLAGOS ISH-VJEHRRIN ME ÇEKIÇ, NË KËRKIM DAJA I DEPUTETES ZEGJINE ÇAUSHI

ROSKOVEC/ PLAGOS ISH-VJEHRRIN ME ÇEKIÇ, NË KËRKIM DAJA I DEPUTETES ZEGJINE ÇAUSHI

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosje mbrëmjen e së dielës në fshatin Suk të Roskovecit. Ngjarja është regjistruar në orët e mbrëmjes, kur një person dyshohet se ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij dhe, pas një konflikti me babain e saj, e ka goditur me çekiç. I plagosuri është ish-vjehrri i të dyshuarit dhe, sipas burimeve, ka marrë dëmtime nga goditjet, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, autori dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur menjëherë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Burime bëjnë me dije se personi i shpallur në kërkim është daja i deputetes së Kuvendit, Zegjine Çaushi. Dyshohet se konflikti ka nisur për motive që lidhen me marrëdhënien e...