Rosalía triumfon në Latin Grammy 2026 me gjashtë çmime, shpallet albumi dhe kënga e vitit
Këngëtarja spanjolle Rosalía ishte protagonistja kryesore e edicionit të 27-të të çmimeve Latin Grammy, të mbajtura më 12 nëntor në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, duke fituar gjashtë çmime, përfshirë dy nga kategoritë më të rëndësishme: Albumi i Vitit dhe Kënga e Vitit. Albumi i saj “Lux (Complete Works)” u shpall Albumi i Vitit, ndërsa kënga “La Perla”, në bashkëpunim me Yahritza y Su Esencia, fitoi çmimin Kënga e Vitit. Rosalía u vlerësua gjithashtu për albumin më të mirë alternativ, këngën më të mirë pop dhe videoklipin më të mirë në format të shkurtër, “Sauvignon Blanc”. Pas saj, këngëtari argjentinas Milo J ishte një tjetër prej fituesve të mëdhenj të mbrëmjes, duke rrëmbyer katër çmime. Kënga e tij “Niño” fitoi çmimin për Incizimin...
Burimi:
kultplus.com