Rosalía hyn në histori si artistja e parë që fiton tri herë çmimin për albumin më të mirë në “Latin Grammy Awards”

Rosalía hyn në histori si artistja e parë që fiton tri herë çmimin për albumin më të mirë në “Latin Grammy Awards”

Këngëtarja spanjolle Rosalía ka hyrë në histori si artistja e parë që fiton tri herë çmimin për albumin më të mirë në ceremoninë “Latin Grammy Awards”, këtë herë për albumin e saj të katërt, “Lux”. Artistja u vlerësua me gjithsej pesë çmime gjatë ceremonisë së zhvilluar në Las Vegas. Mes tyre ishin edhe dy çmime për këngën “La Perla”, e cila u shpall kënga e vitit dhe kënga më e mirë Pop. “La Perla” ishte gjithashtu e nominuar për regjistrimin më të mirë të vitit, por çmimi iu dha këngëtarit argjentinas, Milo J për këngën “Niño”. Albumi “Lux”, i publikuar vitin e kaluar dhe i vlerësuar nga kritika, i siguroi Rosalías çmimin kryesor të mbrëmjes. Duke marrë trofeun në Las Vegas, ajo u shpreh: “Për...