Ronaldo sheh nga stoli, Portugalia me fitore të rëndësishme në Oslo ndaj Norvegjisë (video)

Ronaldo sheh nga stoli, Portugalia me fitore të rëndësishme në Oslo ndaj Norvegjisë (video)

Portugalia mori një fitore shumë të rëndësishme në Oslo 1-2 ndaj Norvegjisë, në ndeshjet e dyta në grup, në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, ku Joao Felix dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me të djathtën, në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Pedro Neto. Norvegjezët u përpoqën të barazonin shifrat, duke provuar disa herë me Erling Haaland, por Diogo Costa ishte shumë herë vendimtar me super pritjet e tij. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për portugezët. Pjesa e dytë nis më mirë për norvegjezët që gjejnë golin e barazimit me të zakonshmin Erling Haaland në minutën e 52-të. Pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Martin odegaard dhe grushtimit të Diogo...