Ronaldinho rikthehet në fushë pas 11 vitesh dhe luan për 45 minuta: Ishte e mrekullueshme (video)

Ronaldinho rikthehet në fushë pas 11 vitesh dhe luan për 45 minuta: Ishte e mrekullueshme (video)

Ronaldinho u rikthye sot zyrtarisht në fushë pas plot 11 vitesh pas tërheqjes nga futbolli. Ylli brazilian luajti për 45 minuta me fanellën e Ravenna në Serie C, në sfidën ndaj Forli. Ronaldinho ishte pjesë e formacionit titullar, përpara se t’i përshëndeste të pranishmit në stadiumin “Benelli” gjatë pushimit të pjesës së parë; një moment që u shoqërua me duartrokitje të zjarrta në këmbë nga i gjithë stadiumi. “A është kjo ndeshja ime e fundit? Nuk e di. Nëse presidenti vazhdon të më kërkojë, unë do të kthehem! Është gjithmonë kënaqësi. I thashë presidentit: nëse ke nevojë për mua, unë do të jem këtu”, tha fillimisht Ronaldinho. Si e përjetoi ai rikthimin në një ekip, duke luajtur madje edhe kundër lojtarëve që ishin ende fëmijë...