“Romeo dhe Xhulieta” premierë sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës
28 September, 2026 - 16:25 Shfaqja “Romeo dhe Xhulieta”, e bazuar në veprën e William Shakespeare, jep premierën sonte, më 28 shtator, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Regjia e shfaqjes është e Ilir Bokshit. Pas premierës, shfaqja do të vijojë me reprizat e planifikuara. Repriza e 29 shtatorit në ora 20:00 është e shitur, ndërsa nuk ka më bileta as për shfaqjet e 1 dhe 2 tetorit. Për publikun që dëshiron ta ndjekë shfaqjen, reprizat e radhës do të jenë më 20, 21 dhe 22 tetor 2026. Biletat mund të rezervohen duke dërguar SMS me emrin, mbiemrin dhe numrin e biletave në numrin 044 430 693. Shfaqja sjell në skenë një kast të gjerë aktorësh, ndërsa ekipi artistik përfshin koreografin Robert Nuha, dramaturgen Zoga Çeta...
Burimi:
kultplus.com