Roma duket e frikshme këtë sezon, fitore bindëse në transfertë. Donyell Malen, i jashtëzakonshëm (video)

Roma duket e frikshme këtë sezon, fitore bindëse në transfertë. Donyell Malen, i jashtëzakonshëm (video)

31 Gusht 2026 20:33 Telesport Roma e Gian Piero Gasperini ka marrë fitoren e dytë rresht në këtë sezon të ri në Serie A. Verdhekuqtë fituan 0-4 në transfertën në “Via del Mare” ndaj Lecce. Sfida u zhbllokua që në minutën e 4-të, ku Donyell Malen duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes vendase, dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN Në minutën e 23-të, Malen shënon golin e dytë personal dhe të dytin për Romën, pas një aksioni model dhe asistit të Wesle Franca. SHIKOGOLIN Në minutën e 25-të, Matias Soule shënon golin e tretë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe pasimit të Malen. Tentativa e parë e argjentinasit ndalet nga portieri kundërshtar, por jo e dyta. SHIKOGOLIN Pjesa e parë mbyllet 0-3 për Romën....