Roma dhe Inter ndahen në barazim spektakolar, mbeten në krye të Serie A
Roma dhe Inter kanë dhuruar një përballje spektakolare në javën e pestë të Serie A, teksa sfida mes dy skuadrave të kreut përfundoi në barazim 2-2. Roma e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke kaluar në avantazh pas vetëm gjashtë minutash. Dybala harkoi nga e djathta, Molina devijoi me kokë dhe Manu Koné mposhti portierin Martinez me një goditje të fortë me të djathtën. Inter reagoi menjëherë dhe pati mundësi për të barazuar, me Bastonin që goditi shtyllën dhe Lautaron që shpërdoroi një rast të artë. Roma gjeti sërish rrjetën me Koné, por goli u anulua fillimisht për pozicion jashtë loje. Pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u konfirmua dhe vendasit shkuan në pushim me avantazhin 2-0. Në pjesën e dytë, Inter u rikthye...
Burimi:
kohajone.com