Rolando Maran rrëfen anën personale, tekniku i kombëtares flet edhe për jetën e re si “shqiptar”: Ndihem si në shtëpi!

Rolando Maran rrëfen anën personale, tekniku i kombëtares flet edhe për jetën e re si “shqiptar”: Ndihem si në shtëpi!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, rrëfen në një intervistë për “fshf.org” anën e tij më personale. Në këtë bashkëbisedim ai foli për jetën e përditshme dhe muajt e parë në Shqipëri. Maran tregon çfarë e pëlqen më shumë në punën e tij, si e kalon një ditë perfekte kur është i lirë, çfarë e ka impresionuar më shumë te shqiptarët dhe cilat janë vlerat që dëshiron t’ua përcjellë edhe futbollistëve të Kombëtares. Një bisedë ndryshe me trajnerin kuqezi, mes futbollit, jetës, natyrës dhe disa fjalëve të para në shqip. Në çfarë ore zgjohesh zakonisht? Herët, zakonisht rreth orës 7, ndoshta edhe më herët, por ky është orari i zakonshëm në të cilin zgjohem. Cila është gjëja e parë që bën në mëngjes? Kjo është...