ROKADA – Skulptori Petrit Bilali merr drejtimin e DRTK Shkodër, pason në detyrë Helidon Sokolin
Petrit Bilali do të drejtojë Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare për Veriun e vendit. Ai pason në këtë detyrë Helidon Sokolin, i cili ishte i komanduar që nga fillimi i shtatorit të kaluar. Kjo drejtori, mbulon hapësirën gjeografike të tre qarqeve: Shkodër, Lezhë dhe Kukës.Bilali vjen në këtë pozicion të rëndësishëm pas një angazhimi disavjeçar edhe në strukturat e DRTK por edhe të Bashkisë së Shkodrës, duke patur autorësinë e mjaft punimeve dhe veprave publike.Ai ka përfunduar shkollën artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër, për të vijuar studimet universitare në në Institutin e Lartë të Arteve (Universiteti i Arteve) për skulpturë monumentale.ShkodraWeb i uron suksese në këtë detyrë Petrit Bilalit.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com