Roberto Carlos mahnit me fjalët për Dimarcon: Më kujton shumë veten
Legjenda braziliane Roberto Carlos ka shprehur vlerësime të mëdha për Federico Dimarcon, duke e krahasuar mbrojtësin e Interit me veten dhe duke e cilësuar si një shembull të mbrojtësit modern. Dimarco është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Interit, ndërsa sezoni i kaluar ishte veçanërisht pozitiv për italianin, i cili u shpall lojtari më i mirë i sezonit në “Serinë A”. I pyetur për ngjashmëritë mes tij dhe Dimarcos, Roberto Carlos nuk e fshehu admirimin për mbrojtësin zikaltër. “Dimarco është një anësor i majtë i jashtëzakonshëm. Mund vetëm ta përgëzoj për sezonin e kaluar. Ai përfaqëson atë që është një mbrojtës modern”, deklaroi ish-ylli i Real Madridit. Braziliani vijoi me krahasimin, duke theksuar se Dimarco i ngjan në mënyrën e të luajturit....
Burimi:
vizionplus.tv