Roberto Carlos bën rrëfimin tronditës: Të enjten shkova të flija dhe të premten… humba gjithçka
30 Shtator 2026 8:35 Alfred Lleshi Ashtu si një nga goditjet e tij të famshme, edhe jeta e Roberto Carlos mori papritur një tjetër drejtim. Ish-mbrojtësi legjendar i Interit, Real Madridit dhe kombëtares braziliane, kampion bote në vitin 2002, rrëfeu përvojën e tij në “Portugal Football Summit”: “Kam pasur probleme me njerëz që më boshatisën llogarinë bankare. Për shkak të agjentëve dhe problemeve familjare, kam humbur 99% të gjithçkaje që kisha fituar nga futbolli”. Sipas rrëfimit të tij, njerëz që i kishte besuar, menaxherë dhe madje persona të familjes i shkaktuan humbje të mëdha financiare, duke prekur pasurinë që kishte krijuar gjatë karrierës: “Të enjten shkova të flija dhe të premten mora një grumbull dokumentesh, ekzistencën e të cilave nuk e dija. Në atë moment...
Burimi:
telesport.al