Robert Hall dhe Michael Woodford fitojnë çmimin “Nobel për Ekonomi 2026”
Ekonomistët amerikanë, Robert Hall dhe Michael Woodford, kanë fituar të hënën çmimin “Nobel për Ekonomi 2026”, për punën shumëvjeçare në zhvillimin e modeleve ekonomike që përdoren aktualisht nga bankat qendrore dhe ministritë e financave në mbarë botën për stabilizimin e ekonomive. “Me ta, jemi më të përgatitur për t’u përballur me goditjet në ekonomi, siç janë krizat energjetike ose ndryshimet e papritura në konsumin e familjeve”, tha John Hassler, kryetar i Komitetit për Çmimin në Shkencat Ekonomike. Çmimi, i njohur zyrtarisht si Çmimi i Bankës Qendrore të Suedisë për Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit, është çmimi i fundit që ndahet këtë vit dhe ka vlerën prej 12 milionë koronash suedeze, ose 1.2 milion dollarë. Një nga kontributet kryesore të laureatëve është argumenti se...
Burimi:
kultplus.com