Rivlerësohen 721 monumente natyrore! Nga “Gështenjat e Reçit” te “Tulipani Shqiptar”, ja çfarë pritet të ndryshojë në listën e mbrojtjes
Një projektvendim i ri nga Ministria e Mjedisit synon të ristrukturojë dhe përditësojë Listën e Monumenteve të Natyrës në Shqipëri, një detyrim ligjor i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) për t’u kryer çdo pesë vjet. Relacioni i projektaktit argumenton se ky proces është i domosdoshëm për të pasqyruar gjendjen reale të terrenit, për të eliminuar mospërputhjet dhe për të saktësuar hartat gjeohapësinore. Lista aktuale, e cila daton që nga viti 2019, përmban në total 721 Monumente Natyre (297 biomonumente dhe 424 gjeomonumente) të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. Nga skanimi i thelluar në terren, është propozuar heqja nga lista e dhjetëra monumenteve dhe përfshirja e disa elementeve të reja me vlera të larta. Pse do të hiqen 59 monumente nga lista...
Burimi:
javanews.al