Rita Ora dhe Taika Waititi mbyllin kompaninë e tyre të prodhimit televiziv
Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, regjisori fitues i çmimit Oscar, Taika Waititi, kanë mbyllur kompaninë e tyre britanike të prodhimit televiziv, Dog Entertainment Ltd, vetëm dy vjet pasi e themeluan. Çifti e krijoi kompaninë në qershor të vitit 2024, ndërsa në vitin 2026 dorëzoi dokumentet për çregjistrimin vullnetar të saj. Dog Entertainment Ltd u shpërbë zyrtarisht në korrik, pa realizuar asnjë program televiziv. Pavarësisht mbylljes së kompanisë, dokumentet financiare të bizneseve të Rita Orës tregojnë për një aktivitet të konsiderueshëm financiar. Sipas llogarive të dorëzuara në dhjetor, kompania e saj Ora Live Ltd kishte 7.3 milionë paund që pritej t’i arkëtonte nga debitorët brenda 12 muajve. Ndërkohë, Ora Multi Services Ltd kishte 12.3 milionë paund të arkëtueshme, krahas 2.4 milionë paundëve që kishte në...
Burimi:
kultplus.com