Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

Për të shkuar nga Tirana e Durrësi për në aeroport apo anasjelltas… pasagjerët që do të marrin trenin për të udhëtuar do të kenë një stacion në Rinas. Pas përfundimit të shqyrtimit të një ankese nga një kompani pjesë e garës që kishte çuar në pezullimin e procedurës, Hekurudha Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese. Me vlerën e 81 milionë lekë, kompania e përzgjedhur do të bëjë projektimin e detajuar dhe ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të Aeroportit të Rinasit. Stacioni i Rinasit është pjesë e projektit të linjës hekurudhore Tiranë – Durrës –Aeroporti i Rinasit. Krahas godinës, projekti parashikon përmirësimin e aksesit në platformat e pasagjerëve, shtigje për këmbësorët dhe trotuare, si edhe organizimin e parkimit dhe të hapësirave për taksitë, autobusët dhe mjetet...