Rinas/ Arrestohet 42-vjeçari, tentoi të trafikojë armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar

Rinas/ Arrestohet 42-vjeçari, tentoi të trafikojë armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar

Policia Kufitare në Rinas ka goditur një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar. Është arrestuar në flagrancë poseduesi i saj, shtetasi shqiptar (me nënshtetësi britanike) S. K., 42 vjeç, banues në Angli. Ndërkohë, policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. “Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, goditën një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar. Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar (me nënshtetësi britanike) S. K., 42 vjeç,...