Rikthimi i karnavaleve, populizmi dhe inxhinierët e kaosit

Rikthimi i karnavaleve, populizmi dhe inxhinierët e kaosit

Të gjithë së bashku, këta “inxhinierët e kaosit” po e rishpikin propagandën për epokën e selfie-ve dhe të rrjeteve sociale dhe, duke vepruar kështu, po transformojnë vetë natyrën e lojës demokratike Më 19 shkurt 1787, Gëte ndodhet në Romë. Pasi kishte mbërritur në qytet që në ditët e para të vjeshtës, ai ishte vendosur në një apartament të zakonshëm me pamje nga Via del Corso, prej të cilit mund të sodiste, pa u vënë re, gjallërinë e arteries kryesore të qendrës historike. Në Qytetin e Përjetshëm, poeti kishte ardhur për të kërkuar gjithçka që deri atëherë i kishte munguar në jetën e tij si enfant prodige i letërsisë gjermane, këshilltar privat i Dukës së Vajmarit, përgjegjës për minierat dhe rrjetin rrugor të dukatit: para së...