Rikthim emocionues për Celine Dion/ Ylli i muzikës performon live në Paris pas 6 vitesh
Bota E Diel, 13 Shtator 2026 08:58 Céline Dion është rikthyer në skenën e Parisit pas më shumë se gjashtë vitesh, në një performancë emocionuese ku këngëtarja kanadeze nuk i fshehu lotët përballë fansave. Në një sallë të mbushur plot, Dion u shfaq dukshëm e emocionuar dhe iu drejtua publikut duke shprehur lumturinë për rikthimin. Ajo kujtoi premtimin që u kishte bërë fansave se një ditë do të rikthehej në skenë, ndërsa i falënderoi për mbështetjen dhe durimin gjatë viteve të mungesës. Performanca e saj e fundit e plotë kishte qenë në vitin 2020, gjatë turneut “Courage”. Dy vite më vonë, këngëtarja u diagnostikua me sindromën e personit të ngurtë (SPS), një sëmundje e rrallë neurologjike autoimune që shkakton ngurtësi të muskujve dhe spazma të...
Burimi:
kohajone.com