Rikthehet ‘paqja’ mes Ronaldos dhe trajnerit Jorge Jesus, 41-vjeçari përfshihet në listën paraprake të Portugalisë për ndeshjet e radhës

Rikthehet ‘paqja’ mes Ronaldos dhe trajnerit Jorge Jesus, 41-vjeçari përfshihet në listën paraprake të Portugalisë për ndeshjet e radhës

Cristiano Ronaldo është përfshirë në listën paraprake të trajnerit Jorge Jesus për ndeshjet e ardhshme të Portugalisë në Ligën e Kombeve, ndaj Danimarkës dhe Uellsit. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja portugeze “A Bola”, pas raportimit fillestar të gazetës “O Jogo”. Përfshirja e kapitenit të kombëtares në listën paraprake nuk përbën një surprizë të madhe, por as nuk garanton grumbullimin e tij përfundimtar. Megjithatë, ky është një hap i nevojshëm për mundësinë e rikthimit të yllit portugez në skuadrën kombëtare. Ronaldo ishte larguar nga grumbullimi i Portugalisë përpara ndeshjes kundër Danimarkës. Incidenti ndodhi pasi sulmuesi kishte marrë pjesë në nxehmje, pavarësisht se nuk ishte aktivizuar në takimin e mëparshëm kundër Norvegjisë. Pas kësaj situate, fillimisht ndaj tij u vendos një pezullim paraprak, ndërsa më pas...