Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

Moti do të pësojë ndryshime gjatë fundjavës, me shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të vendit. Sipas sinoptikanes, Eneida Doçi, reshjet do të jenë herë pas here të shoqëruara me shtrëngata, shkarkesa elektrike dhe breshër në zonat malore, ndërsa era do të forcohet në relievet malore dhe përgjatë bregdetit. Nga e diela pritet edhe një ulje e temperaturave. “Që ditën e sotme do kemi ndryshim të situatës meteorologjike, pritet shtim vranësirash në orët e pasdites, por në veri dhe perëndim përgjatë maleve. Reshjet e shiut parashikohen afatshkurtra dhe lokale, në orët e mbrëmjes do kemi shtim vranësirash mesatare dhe të dendura në të gjithë vendin. Ditën e nesërme moti parashikohet me alternime kthjellimesh të herëpashershme, por edhe...