Rikthehen nxënësit në shkolla, Kryepolici Hita: Për sigurinë tuaj s’bëjmë kompromis, flisni nëse diçka ju shqetëson (VIDEO)

Rikthehen nxënësit në shkolla, Kryepolici Hita: Për sigurinë tuaj s’bëjmë kompromis, flisni nëse diçka ju shqetëson (VIDEO)

pamje nga policia-dita e pare e shkolles TIRANË- Me nisjen e vitit të ri shkollor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Në mesazhine tij, Hita thekson se Policia e Shtetit do të vijojë të jetë e angazhuar për garantimin e një mjedisi të sigurt në dhe pranë shkollave. Po ashtu, ai u bën thirrje nxënësve që të flasin dhe të kërkojnë ndihmë nëse përballen me shqetësime. Mesazhi i plotë: Të dashur nxënës, të nderuar mësues dhe prindër, Çdo fillim viti shkollor sjell një energji të veçantë.Oborret e shkollave mbushen sërish me fëmijë e të rinj, me emocionet e takimeve, me pritshmëri dhe me ëndrra të reja, ndërsa për prindërit interesimi...