Rikthehen në GJKKO dosjet “e bujshme”, sot seancat për Berishën dhe Metën

Rikthehen në GJKKO dosjet “e bujshme”, sot seancat për Berishën dhe Metën

Rinisin sot në Gjykatën e Posaçme proceset e bujshme të politikanëve të vënë nën akuzë nga SPAK. Në orën 10:00 është caktuar seanca e radhës e dosjes “Partizani”, ku ish-kryeministri, Sali Berisha, gjykohet për “korrupsion” të dyshuar si të kryer gjatë procesit të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Çështja ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK. Ndërsa në orën 13:00 ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, pret përballjen e radhës me Gjykatën e Posaçme, në çështjen ku bashkë me ish-bashkëshorten, Monika Kryemadhi, gjykohet për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. Po sot, në orën 15:45, GJKKO shqyrton edhe një kërkesë të Metës për lirim nga paraburgimi. Meta kërkon zëvendësim të masës “arrest në burg” në të cilën qëndron...