Rikthehen kontrollet në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Rikthehen kontrollet në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Sezoni veror përfundoi dhe bashkë me të edhe fluksi i lartë i lëvizjeve mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës, raporton A2 CNN. Me përfundimin e sezonit veror rikthehet edhe kontrolli në pikën kufitare. Sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve, nga 1 maji deri në shtator, kalimi në të dyja anët e kufirit bëhej pa kontrolle kufitare për qytetarët që udhëtonin me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës. Por, sipas marrëveshjes mes dy vendeve, gjatë periudhës së sezonit jo-veror, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës do të kalojnë kufirin sipas procedurave normale dhe do t’u nënshtrohen kontrolleve të dokumenteve. Megjithatë, regjimi i lehtësuar do të vijojë gjatë fundjavave dhe festave zyrtare. Deri më tani nuk janë shënuar pritje apo radhë të gjata në të dyja anët...