Rikthehen dy piktura të Renoir-it, një muaj pas vjedhjes nga muzeu në Francë
Dy piktura të artistit të njohur francez Pierre-Auguste Renoir janë rikuperuar, rreth një muaj pasi u vodhën nga një muze në qytetin Cagnes-sur-Mer, në jug të Francës. Lajmin e bëri të ditur të premten kryetari i bashkisë, Bryan Masson.“Madame Colonna Romano” dhe “Jeune femme au puits” ishin dy veprat që grabitësit arritën t’i merrnin gjatë bastisjes së muzeut në fillim të shtatorit. Sipas autoriteteve lokale, autorët hynë në ambientet e muzeut pasi prenë rrethojën dhe thyen një dritare, ndërsa për të shkëputur pikturat nga vendet ku ishin ekspozuar përdorën një sharrë elektrike.Vjedhja zgjati vetëm pak minuta dhe ndodhi pak para orës 06:00 të mëngjesit. Aktivizimi i alarmit dhe sirenat e policisë i detyruan grabitësit të largoheshin me nxitim, duke lënë pas dy vepra të tjera...
Burimi:
kultplus.com