Richard Grenell nuk kursen Evropën pas vendimit të Hagës: Ky është turp dhe një tjetër njollë për ju
Përplasja politike rreth vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë është zhvendosur edhe në Bruksel. Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e cila pas vendimit të Hagës kërkoi respektimin e aktgjykimit, duke theksuar pavarësinë e gjykatës dhe të drejtën e të dënuarve për apel. Grenell ka kundërshtuar publikisht këtë qëndrim. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai ka kritikuar kohëzgjatjen e paraburgimit të ish-drejtuesve të UÇK-së dhe mënyrën se si, sipas tij, po funksionojnë institucionet evropiane të drejtësisë. “Jo. Të mbash dikë në burg për 6 vjet për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë, është e turpshme”, ka shkruar Grenell. Ai e ka zgjeruar kritikën duke kërkuar reformimin e...
Burimi:
ntv.al