Riaktivizohet vatra e zjarrit në malet e Gjinarit në Elbasan
Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është riaktivizuar gjatë ditës së sotme në zonën malore të Gjinarit në Elbasan, duke rikthyer alarmin te shërbimet e emergjencës. Në terren janë angazhuar dhjetëra forca zjarrfikëse dhe të Emergjencave Civile me synim neutralizimin dhe mbajtjen nën kontroll të flakëve. Për shkak të sipërfaqes së përfshirë nga zjarri dhe terrenit të thyer malor, operacioni i ndërhyrjes nga toka është përforcuar edhe nga ajri për të bërë të mundur izolimin e plotë të vatrës.
Burimi:
kohajone.com