Rezervuari që ndezi konfliktin në West Bank, palestinezët pa ujë ndërsa izraelitët e kthejnë në vend argëtimi

Rezervuari që ndezi konfliktin në West Bank, palestinezët pa ujë ndërsa izraelitët e kthejnë në vend argëtimi

Një rezervuar i vjetër uji në West Bank është kthyer në një vend të frekuentuar nga izraelitët gjatë verës, ndërsa fermerët palestinezë që zotërojnë tokën thonë se kanë mbetur pa burimin kryesor të ujit për vaditjen e tokave. Ngjarja lidhet me një tubacion që sillte ujë nga një burim drejt fermave palestineze në Jordan Valley. Sipas fermerëve dhe ushtrisë izraelite, në qershor tubacioni u ndërpre dhe uji u devijua drejt rezervuarit. Saad Nemer, 69 vjeç, i cili zotëron tokën së bashku me familjarët e tij, tha se një mëngjes uji nuk doli më nga tubacioni. Në ditët që pasuan, rezervuari u mbush dhe u kthye në një pikë tërheqëse për qindra vizitorë çdo javë. Sipas The New York Times, shumë prej personave që frekuentojnë vendin janë...