“Revolucioni” i Zidane, rregullat e reja strikte te Franca. Mediave u tregohet “kufiri te thana”…

“Revolucioni” i Zidane, rregullat e reja strikte te Franca. Mediave u tregohet “kufiri te thana”…

18 Shtator 2026 12:29 Alfred Lleshi Zinedine Zidane nis zyrtarisht aventurën si trajner i Francës, duke sjellë një qasje më kufizuese ndaj mediave, ndryshe nga 14 vitet e drejtimit të Didier Deschamps. Për listën e tij të parë të të grumbulluarve, në prag të ndeshjes me Belgjikën më 5 tetor në “Stade de France”, ish-trajneri i Real Madridit ka hequr kamerat televizive nga salla e konferencave për shtyp. Grumbullimi dhe konferenca do të transmetohen vetëm përmes kanaleve zyrtare të Federatës Franceze të Futbollit (FFF). Ndryshimi përfshin edhe heqjen e prezantimit tradicional të lojtarëve në hyrje të “Clairefontaine”, ku më parë vëmendja shpesh përqendrohej edhe te veshjet e futbollistëve. FFF do të menaxhojë vetë shpërndarjen e përmbajtjeve video, me synimin për të mbrojtur lojtarët, ndërsa gazetarët...