“Revolucioni i popullit”/ Koçiu akuzon protestuesit për dhunë
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar përmes një postimi në Facebook për protestat dhe përshkallëzimin e situatës në Tiranë, duke kritikuar përpjekjet që, sipas saj, synojnë të paraqesin protestën si një “revolucion të popullit”. Koçiu pretendon se dështimi i kësaj përpjekjeje ka çuar në përfshirjen e protestuesve në veprime të dhunshme. Ajo akuzon organizatorët dhe pjesëmarrësit që i lidh me këto akte se nuk kanë interes të vërtetë për studentët dhe të ardhmen e vendit. “Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një ‘revolucion të popullit’ të dështon, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan zëvendëskryeministrja. Në reagimin e saj, Koçiu vë përballë dialogun dhe dhunën, duke argumentuar se...
Burimi:
ntv.al