Revolucioni i madh te Kosova para Ligës së Kombeve, nuk ikën vetëm Amir Rrahmani

Revolucioni i madh te Kosova para Ligës së Kombeve, nuk ikën vetëm Amir Rrahmani

Te Kosova duket se do të ketë një revolucion para ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Paksa i detyruar dhe kjo lidhet me mënyrën sesi Amir Rrahmani është larguar. Kapiteni i dardanëve është shprehur se nuk do të luajë më për Përfaqësuesen për sa kohë të jetë në drejtim të Federatës, Agim Ademi. Por Kosovës nuk do t’i mungojë vetëm lojtari më i njohur, ai i Napolit, por edhe Edon Zhegrova i Juventusit. Sipas lajmit që raporton Arlind Sadiku, Edon Zhegrova nuk e ka marrë ende ftesën e Kosovës për këto ndeshje dhe ka shumë gjasa, që këtë herë me vendim të dardanëve, Zhegrova të mos jetë pjesë e skuadrës. /Sport Ekspres/