“Revolucion” dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg”, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë
Një grup studentësh kanë marshuar në drejtim të Kryeministrisë, duke vijuan protestën përmes së cilës kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri. Gjatë marshimit, protestuesit kanë shoqëruar lëvizjen e tyre me thirrje kundër klasës politike, ndërsa ndër sloganet që janë dëgjuar më së shumti kanë qenë “Revolucion” dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Përmes këtyre thirrjeve, studentët kanë shprehur pakënaqësinë ndaj drejtimit politik të vendit dhe kanë kërkuar një ndryshim të thellë të mënyrës se si funksionon politika shqiptare. Protestuesit kanë zgjedhur Kryeministrinë si destinacion të marshimit, duke e kthyer institucionin në pikën kryesore të tubimit dhe të mesazhit të tyre politik. Në zonën përreth Kryeministrisë është vënë re një prani e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit. Qindra...
Burimi:
kohajone.com