Revolta shqiptare në burgun e Pisas, 3 shqiptarë në bankën e të akuzuarve

Revolta shqiptare në burgun e Pisas, 3 shqiptarë në bankën e të akuzuarve

Katër të burgosur, tre shqiptarë dhe një shtetas kolumbian, janë marrë të pandehur si të dyshuar për organizimin e revoltës së 1 tetorit në burgun Don Bosco në Pisa të Italisë. Sipas mediave italiane, shqiptarët e akuzuar janë Ilber Arshi, 39 vjeç, Andrea Petroniq, 43 vjeç dhe Daniel Myrtaj, 24 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka transmetuar drejtpërdrejt revoltën në TikTok dhe përballet gjithashtu me akuzën e përdorimit të paligjshëm të telefonit në ambientet e burgut. I pandehuri i katërt është shtetasi kolumbian Jerson German Bolanos, 39 vjeç. Përveç akuzës për organizimin e trazirave, katër të pandehurit akuzohen edhe për dëmtim të pronës, pasi gjatë revoltës u shkaktuan dëme të konsiderueshme në sektorin e burgut ku ata vuanin dënimin. Ngjarja nisi rreth orës 19:00...