Revolta – ‘Rama në Burg’, studentët dhe nxënësit në Shkodër qëllojnë me vezë zyrat e rektoratit
Studentët dhe nxënësit e Shkodrës i janë bashkuar masivisht protestës së Tiranës, kundër qeverisë së Edi Ramës. Ndërkohë që të rinjtë janë grumbulluar para rektoratit të Universitetit me pankarta në duar ata kanë qëlluar më vezë godinën duke shprehur revoltën e tyre. Në një njërën nga pankartat shkruhej, ‘Rama në Burg’. Ndërsa në një tjetër shkruhej, ‘Edi Rama more zotni ti në Shkodër ske ma me hi’. Revolta kundër qeverisë është shtrirë masivisht në të gjithë vendin.
Burimi:
syri.net