Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

Protesta qytetare kundër qeverisë zhvillohet sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 123-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Pas protestës së djeshme, që u zhvillua në ditën e 122-të dhe u shoqërua me marshim në rrugët e kryeqytetit, qytetarët pritet të mblidhen sërish për të përcjellë kërkesat e tyre politike dhe sociale. Edhe në protestën e 122-të pjesëmarrësit kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa një prej thirrjeve të përsëritura ishte edhe “Arrestoni Ramën”. Tubimet kanë vijuar prej më shumë se katër muajsh, ndërsa protestuesit deklarojnë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga qëndresa. Në protestën e 121-të, të zhvilluar më 28 shtator, marshimi nisi pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë dhe vijoi në drejtim të Qytetit Studenti. BalkanËeb raportoi se gjatë marshimit u dëgjuan thirrje...