Revolta e të rinjve/ Pedagogët sot në protestë në orën 10:00, marshim në mbështetje të studentëve
Pedagogët vazhdojnë të mbështesin studentët në protestën e tyre, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe shpërndarjen e Parlamentit. Edhe sot në orën 10:00 sërish pedagogët do të mblidhen përpara Universitetit Politeknik, nga ku do te marshojnë drejt kryeministrisë. Një numër i lartë pedagogësh janë bërë bashkë për të shprehur solidaritetin me studentët dhe për të mbështetur kauzën e tyre. Pedagogët kanë dënuar gjithashtu dhunën policore ndaj të rinjve gjatë ditëve të fundit të protestave, duke shprehur shqetësimin për mënyrën se si është menaxhuar situata. Në mbështetje të kërkesave të studentëve, pedagogët kanë ndërmarrë edhe një nismë përmes një peticioni, ku bëhet thirrje që zëri dhe kërkesat e të rinjve të dëgjohen. Më herët, edhe sindikata e pedagogëve ka reaguar publikisht për situatën...
Burimi:
gijotina.com