Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një, shpëtimi i Shqipërisë, largimi i Ramës

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një, shpëtimi i Shqipërisë, largimi i Ramës

I ftuar në Kafe Shqeto në Syri tv ka qene nënkryetari i Partisë Demokratike Nikola Kedhi. Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai tha se duhet 'të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një, shpëtimi i Shqipërisë dhe largimi i Ramës'. Flavio Qarri: Pse kjo zhurmë e shumë anëshme për sa i takon protestës për të krijuar këtë kakofoni dhe cilët janë kakofonuesit kryesorë? Nikola Kedhi: Kakofoni ka sepse është teknika që përdor propaganda. Diktaturat përdorin disa lloj mjetesh ose autokracitë. Njëra është censura totale  përpara 1990 kishte censurë, ndërsa kjo autokraci elektorale e dekadës së fundit përdor një teknikë tjetër që është ai i konfuzionit të përhershëm. E mbingarkon qytetarin me informacion. Një pjesë e informacionit të rremë. Në mënyrë që qytetari të ngarkohet me këtë...