Revolta e ‘Gjeneratës Z’ përfshin Evropën/ REUTERS: Të rinjtë në Shqipëri janë ngritur kundër Ramës

Revolta e ‘Gjeneratës Z’ përfshin Evropën/ REUTERS: Të rinjtë në Shqipëri janë ngritur kundër Ramës

Një valë protestash të ashtuquajtura të “Gjeneratës Z” ka përfshirë vendet evropiane, përfshirë Francën, Italinë, Belgjikën dhe Shqipërinë, të nxitura nga pakënaqësitë për koston e jetesës, gjendjen e dobët të shkollave dhe korrupsionin e perceptuar. Në Serbi, demonstratat e udhëhequra nga studentët ndihmuan në rrëzimin e liderit që kishte drejtuar vendin për një kohë të gjatë, përmes zgjedhjeve, ndërsa këtë fundjavë janë planifikuar protesta të tjera në Gjermani. REUTERS Maya Gourdel, një studente 19-vjeçare në Bruksel, është ulur në një tavolinë duke shkruar slogane kundër atyre që drejtojnë vendin e saj: “Nëse digjemi ne, digjeni edhe ju!” Slogani, i marrë nga filmi i vitit 2012 “The Hunger Games”, i cili është përqafuar si simbol nga shumë lëvizje rinore në mbarë botën, pasqyron zemërimin, zhgënjimin dhe...