“Reuters”: Gjurmuesit e reklamave mund t’i kenë zbuluar Teheranit pozicionet e trupave amerikane!

“Reuters”: Gjurmuesit e reklamave mund t’i kenë zbuluar Teheranit pozicionet e trupave amerikane!

Reklamat mund t’i kenë ndihmuar Iranit dhe aleatëve të tij të përcaktonin më saktë objektivat ndaj forcave amerikane të dislokuara në rajon. Këtë e bëjnë të ditur burime ushtarake amerikane të cituara nga Reuters, sipas të cilave janë çaktivizuar gjurmuesit e reklamave në telefona dhe kompjuterë, pasi u zbulua se të dhënat e gjeolokalizimit të disponueshme në treg po përdoreshin për të identifikuar vendndodhjen e trupave. Forcat Ajrore amerikane i kanë bërë të ditur senatorit Ron Wyden, i cili kishte ngritur shqetësimin për këtë çështje, se identifikuesit e reklamave në kompjuterë dhe telefona celularë ishin çaktivizuar dy muaj më parë. Komanda e Operacioneve Speciale deklaroi se kishte ndërmarrë të njëjtën masë “së fundmi” në pajisjet e saj me sistem Windows. Ndërkohë, Ushtria amerikane i tha...