“Reuters”: Faktorët që vunë në pikëpyetje mbajtjen e Samitit të NATO-s në Tiranë! Europa nuk do që të përballet me Trump dhe…

“Reuters”: Faktorët që vunë në pikëpyetje mbajtjen e Samitit të NATO-s në Tiranë! Europa nuk do që të përballet me Trump dhe…

Samiti i NATO-s nuk pritet të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027, pavarësisht planeve të mëparshme që Shqipëria të priste takimin e radhës të liderëve të aleancës. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” kishte raportuar që në qershor se organizimi i samitit në Shqipëri ishte vënë në pikëpyetje, për shkak të kundërshtimeve nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump dhe pakënaqësisë së disa vendeve anëtare lidhur me nivelin e ulët të shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen. Sipas “Reuters”, rezistenca e administratës amerikane dhe pakënaqësia brenda NATO-s kanë qenë dy faktorët kryesorë që kanë vënë në dyshim planin për organizimin e samitit në Tiranë gjatë vitit të ardhshëm. Një tjetër element që ndikon në këtë situatë është edhe mundësia që NATO të heqë dorë nga praktika e...